Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, pushon hetimet për Kastriot Gjuzin, i dyshuari kryesor për vrasjen e Marjo Majollarit

Shkruar nga Newsbomb
Viktima dhe autori i dyshuar

Pushohen hetimet për Kastriot Gjuzin, i akuzuar për vrajsen e Marjo Majollarit, ngjarje e ndodhur prillin e kaluar në zonën e Kinostudios.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Mësohet se hetimet u pushuan pas kërkesës së Prokurorisë, për shkak se nuk siguronin prova për të provuar fajësinë e Gjuzit.

Kujtojmë se Gjykata i pushoi hetimet dhe la të lirë Kastriot Gjuzin i cili prej 1 viti mbahej i burgosur, por familjarët e Majollarit ankimuan vendimin në Apel.

Gjuzi u arrestua 9 ditë pas vrasjes së Majollarit, në Vërnicë të Kosovës dhe menjëherë iu dorëzua autoriteteve shqiptare për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll