Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli lë në burg noteren Rezarta Koçi të akuzuar për vjedhjen e 2 milion eurove

Shkruar nga Newsbomb
Apeli lë në burg noteren Rezarta Koçi të akuzuar për

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të mos ndryshojë masën duke lënë në burg noteren Rezarta Koçi.

Ajo akuzohet për vjedhjen e rreth 2 milion eurove duke mashtruar klientët.

Noterja 40-vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarinë e saj personale.

Koçi është emër i njohur për publikun, pasi disa muaj më parë ajo ishte kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa në makinën e saj ishte vendosur lëndë shpërthyese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu