Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli lë në burg 5 protestuesit e 16 shkurtit, mes tyre ish-kreu i policisë Bashkiake

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në burg 5 protestuesit e 16 shkurtit.

Gjykata la në burg ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi dhe Agim Peposhi.

Protestuesit kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë.

Këta persona u arrestuan pasi akuzohen për akte dhune në protestën e 16 shkurtit.

Ndërkohë gjykata vendosi arrest shtëpie për: Naim Haxhiun, Andon Gjinin, David Linatin,Festim Taku, Veljon Dine,Ndue Tuci  dhe Emanuel Nallbanin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu