Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli i specialistes së ISHP-së: Shfrytëzoni këtë periudhë që ka pak infektime për t’u vakisinuar, është e vetmja mënyrë që ndal “Delta-n”

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i specialistes së ISHP-së: Shfrytëzoni këtë

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Iris Hasibra, në një intervistë për Euronews Albania u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ajo u shpreh se vaksinimi është mbrojtja më efikase për t’u mbrojtur nga variant “Delta”, që tashmë po përhapet në pothuajse të gjithë botën, edhe pse në Shqipëri nuk është regjistruar ende asnjë rast.

“Sikurse janë raportuar edhe nga studimet që po bëhen, varianti “Delta është një variant i ndjeshëm ndaj vaksinës nëse bëhenn të dyja dozat e vaksinës. Unë inkurajoj njerëzit të shkojnë të vaksinohen dhe të shfrytëzojnë këtë moment pak të qetë në vendin tonë, e cila ka një rritje të avashtë të pozitivitetit, por jo në nivele aq të larta. Të shfrytëzojnë këtë moment që të aplikojnë vaksinën, sepse vaksina është i vetmi mjet për parandalimin e rasteve të rënda”, tha specialistja e ISHP-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll