Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e mjekut milioner, Gjykata: Vazhdon të jetë i pezulluar, nuk do ta ushtrojë profesionin

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e mjeut Edvin Prfiti për t’u rikthyer në detyrë, si mantelbardhë, shkruan newsbomb.al. Përmes avokatit të tij, Prifti kërkonte që t’i hiqej masa e pezullimit, por kjo kërkesë është rrëzuar nga GJKKO.

Pak ditë më parë, Edvin Prifti i akuzuar për veprat peanle “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (më shumë se një rast) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, mori leje nga Apeli që të rikthehej në detyrë si pedagog.

Mirëpo, për t’u kthyer përsëri në detyrë si mjek, Gjykata nuk është bindur dhe ka rrëzuar kërkesën e tij, shkruan newsbomb.al.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi llogaritë bankare të mjekut Prifti, 51.479.368 Lekë (të reja) dhe 177.497 Euro.

1- Lexo edhe: SPAK sekuestron dy llogari bankare të mjekut Edvin Prifti
2- Lexo edhe: Mjeku Edvin Prifti rikthehet në detyrë si pedagog

Më shumë