Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Apeli i Posaçëm rrëzon Edvin Priftin: Mjeku i zemrës nuk do të kthehet në detyrë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e mjekut kardiolog Edvin Prifti për t’u kthyer në detyrë. Vendimi i sotëm merr formë të prerë dhe deri në shkurt të vitit 2023, Prifti nuk ka të drejtë të veshë përparsen e bardhë të mjekut.

“Për mua si mjek, të më lini jashtë sallës së operacioneve, është njësoj si të më merrni jetën. Nuk kam asnjë mundësi të prish prova, sikurse pretendon prokuroria. Kanë gati dy vite që po me hetojnë dhe kanë pasur kohë të marrin çdo provë. Mjeku nuk mund të prishë prova, duke operuar qytetarët për zemrën”, është shprehur mjeku Edvin Prifti në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

albsig

spring

Mjeku akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike një pacienteje duke pretenduar se e kishte blerë në privat.  Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.

Sipas trupës gjyqësore, ai duhet të qëndrojë “larg” përparses së bardhë deri në përfundim të hetimeve sepse ekziston mundësia që ai të prishë provat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img