Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli i Posaçëm pranon ankimimin e Aleancës për Teatrin, detyron SPAK-un të fillojë hetimet për vendimin e gjyqtarit Sokol Tona

Shkruar nga Newsbomb
Perfaqesues te Aleances per Teatrin, ne SPAK

Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit ka pranuar ankimimin e Aelancës për Teatrin, për padinë që ata kishin ngritur në Nëntor 2020 për gjyqtarin Sokol Tona. Sipas përfaqësuesve të Aleancës, Gjykata ka detyruar SPAK të fillojë hetimet.

“Kolegji i Gjykatë së Apelit ka pranuar ankimimin tonë dhe ka ktheyr dosjen në SPAK, dhe ka detyruar prokurorinë e posaçme, që të regjistrojë procedimin dhe fillimin e hetimeve sipas detyrave që do përcaktojë Gjykata e posacme.

Vendimi i  gjyqtarit Sokol Tona është vendim korruptiv. Kthimi për hetim i kësaj dosje ndikon drejtpërdrejt dhe në veprën penale që ka kryer Arbjan Mazniku dhe Shkëlqim Fusha. Ky është një lajm shumë i mirë sepse Reforma në Drejtësi po funsksionon.

Sot i përgëzojmë të tre gjyqtarët sepse u treguan në lartësi të detyrës. Ky është një vendim historik”, tha përfaqësuesja e Aleancës Adriana Kalaja.

Kujtojmë se, përfaqësues dhe aktorë të Teatrit Kombëtar, paditën muaj më parë në SPAK, gjyqtarin Sokol Tona, për akuzën e “shpërdorimit të detyrë” dhe “korrupsion”. Tona pushoi hetimin e nisur pas kallëzimit të AMT kundër nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu