Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli i Posaçëm nuk i jep pafajësinë Rovena Vodës, ish-zv.ministres që u dënua me 10 muaj burg për arkën me peshk

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i Posaçëm nuk i jep pafajësinë Rovena Vodës,

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 10 muaj burg të ish-zv.ministres Rovena Voda. Ajo u dënua nga Shkalla e Parë dhe bëri rekurs në Apel, duke kërkuar pafajësinë.

Mirëpo, me vendimin e sotëm ish-zv.ministrja nuk ka marrë pafajësi dhe dënimi me 10 muaj burg mbetet në fuqi.

Në përgjime doli si Voda kishte marrë një arkë me peshk, 1,000 euro dhe një celular iPhone, për një vend pune në Ministri. Ajo kishte marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Edhe këto të fundit janë dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me nga 10 muaj burg. Këto dy shtetase kishin bërë rekurs në Apel gjithashtu, kërkesë e cila nuk është pranuar as për to.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll