Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Apeli i Posaçëm lë në fuqi VENDIMIN: Ish-gjyqtari Luan Daci dënohet me 6 muaj burg

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cb7984b843784da5b6588bb2d6b164ba

Apeli i GJKKO ka dhënë vendimin për ish-anëtarin e KPA-së Luan Daci.

Sipas informacioneve është lënë në fuqi dënimi me 6 muaj burg të ish-anëtarit të KPA-së.

Kujtojmë se në shkallën e parë Daci u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove. Sipas SPAK gjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e KPA, Daci kishte fshehur faktin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997, çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e vetingut.

Në një deklaratë për mediat, Luan Daci ka thënë se do të bëjë rekurs të vendimit.

Sipas tij, këto vendime janë të manipuluara.

“Me urgjencë brenda dy ditësh do të bëj rekurs. Vendim haptas i kundra ligjshëm. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa bërë vepër penale. Kam 100 vota nga Parlamenti që është organi ligjvënës. Vendimi përfundimtar është i Gjykatës së Lartë. Ky është një puç i mirë organizuar por që do të dështojë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që të dënohesh pa bërë një vepër penale.

Në mënyrë absolute të dy vendimet janë të sforcuara dhe të manipuluara dhe të dyja të prishen.

Kam një vendim të gjykatës së Apelit që thotë se Luan Daci nuk ka bërë asnjë veprim të kundra ligjshëm. Kjo është thikë pas shpine tha ambasadorja amerikane, për reformën në drejtësi”,- tha Daci.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img