Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO, mjeku Edvin Prifti pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO, mjeku Edvin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të mjekut Edvin Prifti. Pas një beteje një vjeçare me drejtësinë, mjeku Prifti arriti të rikthehej në detyrë, por për një kohë shumë të shkurtër, pasi një rast tjetër me dyshime për korrupsion e "zhveshi" nga blua e bardhë.

Edvin Prifti nuk ka rënë dakord vendimin e Gjykatës së Posaçme, shkalla e parë, dhe ka bërë ankimin në Apel duke kërkuar që të rikthehej në detyrë. Ankimimi është shqyrtuar sot dhe është lënë në fuqi pezullimi nga detyra, pra Edvin Prifti nuk do të mundet ende të ushtrojë detyrën e tij.

Mjeku akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike duke pretenduar se e kishte blerë në privat. Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët që ai u kishte marrë për valvulën, sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e "shtrëngonin për dhënie pasurie". Dosja përfundoi përsëi në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë. Sipas trupës gjyqësore, ai duhet të qëndrojë "larg" përparses së bardhë deri në përfundim të hetimeve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.