Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Apeli i Posaçëm “dështon” përballë Adriatik Lallës, dy gjyqtarët e drejtësisë së re japin dorëheqjen në seancën për ish-kryeprokurorin shqiptar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndryshon trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kryeprokutorit Adriatik Llalla, pasi dy nga gjyqtarët kanë dhënë dorëheqjen.

Bëhet me dije se kanë dhënë dorëheqjes nga gjykimi i çështjes gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Dorëheqja e dy gjyqtarëve ka të bëjë me faktin se të dy këta gjyqtarë kanë dhënë vendim për sekuestrot e pasurive të ish kryeprokurorit Llalla.

Pritet që në seancën e radhës së Lallës të bëhet edhe zëvendësimi i gjyqtarëve.

Kujtojmë se, më 20 maj GJKKO e dënoi me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për “mosdeklarim të pasurisë”, si dhe e përjashtoi për 5 vite nga funksionet publike. Gjykata Speciale vendosi që Llallës ti konfiskohen pasuritë.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Më shumë

spot_img
spot_img