Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
5.7kmh
90 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Apeli i Posaçëm dënon me 15 vite burg Domart Konjarin, “koka” e trafikut të kokainës në 4 shtete europiane

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënon me 15 vite burg Domart Konjarin, i akuzuar nga autoritetet franceze si “koka” e grupit të trafikut të kokainës në 4 shtete europiane.

Në prill të vitit 2020, SPAK kërkoi që Gjykata të dënojë me 15 vite burg Konjarin. Ai akuzohej nga autoritetet e drejtësisë franceze si njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda. Në dosjen e Konjarit, janë edhe përgjimet e anëtarëve të grupit të kokainës, të cilët bënin edhe pastrimin e parave dhe paguanin korrierë të rremë për të mos u zbuluar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi dënim me 15 vite burg. Mirëpo, Konjari një ditë pas vendimit për dënimin e tij me burgim vitin e kaluar, ai u ka dërguar letër nga arratia Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së Francës në Tiranë. Ai pretendonte se në Shqipëri po i shkelen të drejtat.

Domart Konjari ka 5 vite ne arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img