Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Apeli i Posaçëm cakton DATËN: Ja kur do mbahet seanca e parë për Adriatik Llallën, u dënua me 2 vite burg dhe iu sekuestruan pasuritë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) cakton datën për seancën e parë për ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla. Ish-kreu i akuzës do të gjykohet në datë 12 korrik, në orën 11.00 në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Kjo seancë në Apel vjen pas ankimimit që Llalla ka bërë duke kërkuar pafajësinë. AI kërkon që të rrëzohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 2 vite burg, i sekuestroi pasuritë dhe kërkoi që ai të përjashtohet për 5 vite nga shërbimet publike.

Togat e zeza vendosën të shpallin fajtor ish-kreun e akuzës për “fshehje të pasurisë” në tre episode.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Më shumë

spot_img
spot_img