Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Apeli i Posaçëm bën mbrapa, Gjykata çon "në shtëpi" Selim Çekajn, pronari i "Ecoalmax" dhe babai i Arbër Çekaj

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i Posaçëm bën mbrapa, Gjykata çon "në

Selim Çekaj, pronar i kompanisë së bananeve "Ecoalmax" dhe babai i Arbër Çekaj, ka dalë nga burgu dhe do të qëndrojë në "Arrest në shtëpi". Vendimi është dhënë sot pas disa seancash në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Disa muaj më parë, në kontenierin me banane të kësaj kompanie u kapën 49 kg kokainë.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane. E njëjta skemë ëhstë ndjekur dhe nga babai i tij, Selim Çekaj.

Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Ndryshimin e vendimit nr.323 dt 24.09.2021 te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si me poshte:

– Zevendesimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” me masen e sigurimit “Arrest ne shtepi” per te hetuarin Selim Çekaj.

Si u zbulua droga në Portin e Durrësit:

Kompania që në Shqipëri figuron si kompani banabesh, trafikonte drogë nga Ekuadori ku niseshin dhe ngarkesat me banane. “E bardha” fshihej mes konteinerëve dhe arrinte në magazinat e kompanisë në Maminas.

Kur konteinerët e kompanisë së bananve “Ecoalmax” që drejtohej nga Selim Çekaj kanë mbërritur në Portin e Durrësit, Policia ka kërkuar që ato të futen në skaner, sepse kishte informacione në rrugë operative se brenda tyre kishte drogë, raporton newsbomb.al.

I pranishëm gjatë operacionit në Durrës ka qenë dhe vetë Selim Çekaj, i cili nuk ka pranuar që konteinerët të skanoheshin dhe të hapeshin. Një prej konteinerëve ka dalë me “pullë të kuqe” në sistem.

Menjëherë ai është hapur dhe në kolonat anësore të tij, janë gjetur të fshehura 49 kg drogë e dyshuar kokainë. Pasi Policia ka gjetur drogën, Selim Çekaj ka kërkuar që të gjendej autori pasi ai kishte porositur vetëm bananet nga Ekuadori, jo drogën. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për frutat ka thënë ai. Edhe avokati i 72 vjeçarit ka thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me dorgën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll