Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Apeli i mjekëve: Mos bëni analiza për COVID-19 pa u konsultuar me mjekun e familjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ebf18d9a19eb82113614ab121fb0c90b

Mjekët kanë bërë apel për qytetarët që të mos bëjnë analiza për COVID-19 pa u konsultuar me mjekun e familjes.

Ata thonë se ndryshe nga fillimi i pandemisë, tashmë personat e infektuar ndjekin protokollet shëndetësore të udhëzuar nga mjekët e familjes, ndërkohë që në rastet e lehta rekomandohen vetëm vitamina dhe asnjë ekzaminim tjetër.

“Është bërë një numër i madh ekzaminimesh nga vet pacientët pa komunikuar me mjekun. Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje pacientëve të mos kryejnë ekzaminime të panevojshme pa u konsultuar me mjekun. Nuk e rekomandojmë në rastet me simptoma të lehta tek pacientët që në të shumtën e rasteve kanë një ditë temperaturë dhe nuk kanë asnjë simptomë tjetër. Apo humbje të nuhatjes”, thotë Jonida Diko, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 10.

Mjekët shprehen se ekzaminimet laboratorike dhe imazherike rekomandohen vetëm në rastet e moderuara dhe të rënda.

”Nëse simptomat në ditë e 3-4 janë rënduar, mjeku i familjes merr vendimin për të kryer ekzaminimet laboratorike sipas protokolleve të përcaktuar dhe 5-7 dite mundtë kryejë ekzaminimin radiologjik. Nëse pacienti ka disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe ka nevojë për ekzaminim laboratorik, atëherë në ditë e 3 ose të pestë do e rekomandojë për ekzaminim laboratorik”, thotë mjekja.

Më shumë

spot_img
spot_img