Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Apeli i kryeministrit ende nuk ka mbërritur në Himarë”, qytetari denoncon: Ndërtojnë pa ju hyrë gjemb në këmbë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një qytetar ka denoncuar ndërtimet pa leje në Gjirin e Famshëm të Llamanit në Himarë.

Sipas tij, prej disa muajsh në këtë vend disa tepelenas kanë blerë truall dhe po ndërtojnë 30-50 metra larg dallgës së Jonit.

Pavarësisht se kanë bërë denoncime të vazhdueshme askush nuk ka shkuar për t’i ndaluar.

Si duket apeli i kryeministrit Edi Rama dhe kërcënimi i ministrit Bledi Çuçi akoma nuk ka arritur në Himarë.

Denoncimi i plotë:

Ky është gjiri i famshëm i Llamanit, në Himarë. Prej disa muajsh në këtë vend vazhdojnë ndërtimet nga tepelenas që kanë blerë truall. Ndërtojnë pa ju hyrë gjemb në këmbë. Nën hundën e policisë dhe me mirëdijen e gjithë strukturave të shtetit.

As polici, as prokurori dhe as inspektoriat nuk i ndalon. Aty, jo më shumë se 30-50 metra larg dallgës së Jonit po hidhet beton dhe hekur. Askush nuk i ndalon edhe pse qytetarë të shumtë himariotë shpesh përcjellin foto dhe video nga ndërtimi i paligjshëm.

Në telefonat e drejtuesve të shtetit herë pas here ka denoncim për të njëjtin ndërtim të paligjshëm. Megjithatë askush nuk ndalet! Apeli i kryeministrit dhe kërcenimi i ministrit te Brendshëm Çuçi ende nuk ka mbërritur tek brigjet e Himarës. Le ët shohim paskësaj!

Edhe pse ndaj ndërtuesit të paligjshëm ka masë sigurie dhe paralajmerime për pezullim të ndërtimit të paligjshëm, përsëri nuk ka ndalesë.

1 7
2 5

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img