Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Apeli i GJKKO nuk pranon t’i japë lirinë ish-ministrit, lihet në burg Lefter Koka

spot_img

Lajme të ngjashëm

Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-ministrin Lefter Koka. Koka kërkoi masë më të butë me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncesion për ndërtimin e inceneratorit.

Ish-ministri i Mjedisit doli përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te arrestit me burg, që lidhet çështjen e inceneratorit të Fierit, mirëpo ky ankimin u hodh poshtë duke lënë të pandryshuar masën “arrest me burg” për ish-ministrin.

albsig

Kujtojmë se Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor në shtëpinë e tij, ndërsa arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë në SPAK nga LSI, për dosjen e inceneratorëve.

Mbi të rëndojnë akuzat e “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” nga SPAK.

Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare 368.672.760 lekë  dhe 91.963.141 lekë, që iu janë faturuar shoqërive “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe që janë paguar më pas nga këto dy shoqëri tregtare, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img