Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli i GJKKO e la në burg, Hekuran Marku rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i GJKKO e la në burg, Hekuran Marku rekurs në Gjykatën e

Hekuran Marku, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin 8.8 vite burg që Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi për ‘të.

Hekuran Marku është shpallur fajtor për katër vepra penale. Emri i Hekuran Markut doli në operacionin “Shpirti”, së bashku me Paulin Dedën, ky i fundit ende i lirë në Francë, ku ka kërkuar azil politik.

Lexo edhe: Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 13 vite burg për Hekuran Markun

Ata akuzohen se kanë trafikuar 1 ton kanabis të sekuestruar nga policia italiane në vitin 2016 në një gomone. Dy skafistët e kapur kanë treguar emrat Dedës dhe Markut.

Ky i fundit ra në prangat e policisë dy vite më parë në Gjermani pasi ishte shpallur në kërkim pas operacionit anti-drogë “Shpirti” dhe u ekstradua drejt vendit tonë më 1 prill të 2022.

Operacioni “Shpirti” kundër trafikut ndërkombëtar të drogës u zhvillua më 2 korrik 2020, në bashkëpunim me institucionet italiane të drejtësisë. Në kuadër të këtij operacioni ranë 38 persona, për akuza të ndryshme si korrupsion, abuzim me detyrën, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese