Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren, në 17 Maj zhvillohet seanca e radhës për ish-ministrin Lefter Koka

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren, në 17 Maj zhvillohet seanca e radhës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 17 Maj, ora 11:00, për seancën e radhës për ish-ministrin Lefter Koka, i akuzuar për "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion".

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, teksa ka qenë ish-ministri që ka ankimuar vendimin duke kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë. Mbi Lefter Kokën rëndojnë dy masa sigurie "arrest me burg", për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit. Dyshohet se ai ka përfituar 3.7 milionë euro nëpërmjet aferave korruptive.

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.05.2022, me nr. 14 regjistri themeltar.

Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 17 Maj 2022, ora 11:00", njofton Gjykata.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll