Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Apeli i FMN për koncesionet, reagon Partia Demokratike: Nxjerrja e vendit nga kriza është emergjencë kombëtare

spot_img

Lajme të ngjashëm

fe484f8050a366959ea95ca89485bed2

Drejtori i Kabinetit të kreut të PD, eksperti i financave Dorjan Teliti, ka ngritur shqetësimin e bërë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se Partneriteti Publiko-Privat (PPP) po rrënon ekonominë shqiptare.

Teliti ka theksuar se PPP-të, opozita dhe veçanërisht PD, i ka cilësuar si skema korrupsioni dhe tashmë edhe FMN po bindet për këtë fakt.

Drejtori i kabinetit të Lulzim Bashës deklaroi se vjedhjet ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP-ve nga ana e qeverisë, janë kthyer në makth edhe për investitorët e huaj.

Reagimi i PD:

Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN. PPP – luga e artë për oligarkët e qeverisë, që varfëroi Shqipërinë.

Alarmit të dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion cdo gjë që i ka dalë përpara.

Këtij shqetësimi iu bashkua, madje me thirrje urgjente, Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke i kërkuar prej vitesh tashmë Ramës dhe qeverisë së tij të ndalojë me propozimet e pakërkuara për shërbimet dhe investimet publike.

Edhe sot, për të disatën herë, shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, ka rithënë ekzaktësisht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur shqetësim prioritar për ekonominë.

Thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë por jo të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i kërkon qeverisë të ndryshojë trajektoren e prioriteteve për investimet publike dhe që cdo proces prokurimi të jetë i hapur dhe konkurues.

Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.

Nxjerrja e vendit nga kriza ku e ka zhytur Edi Rama është emergjencë kombëtare.

Partia Demokratike ka gati planin e shpëtimit dhe do të nisë ta implementojë atë që ditën e parë në qeverisje.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img