Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Apeli i Artan Lames: Çuna dhe goca, punë ka! Ja ku i keni 23 vende të lira si inxhinierë, arkitektë, topografë dhe ekonomistë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6cd385dbad3bdd6d4d70cff4b11cbe16

Artan Lame përmes faqes zyrtare të Kadastrës, njofton për 23 vende të lira pune teksa u thotë ‘çunave dhe gocave’ se jeta ka edhe të përpjeta.

“Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë”, shkruan Lame.

E PLOTË NGA ARTAN LAME:

PUNE KA!

Më informojnë nga zyra e personelit se në Drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë.

Drejtoria Krujë (që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë) është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar!

Eshtë kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste.

Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë.

Natyrisht që të zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni.

Ndërkaq që po shkruaj, këto vende janë ende të lira duke ju pritur!

-Në Krujë janë 7 vende të lira;

-në Pogradec 5 vende;

-në Gjirokastër 4 vende;

-në Lezhë 7 vende.

ARTAN LAME

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img