Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Apeli e liroi, SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Të rikthehet në burg mjeku Edvin Prifti!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme (SPAK) bën rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon që mjeku Edvin Prifti të rikthehet në burg. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi nga një kontroll në shtëpi dhe zyrë iu gjetën më shumë se 250 mijë euro dhe 160 milion lek kesh.

SPAK fillimisht kërkoi burg për mjekun Prifti, i cili doli gjatë përgjimeve dhe hetimeve për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila lironte kriminel me rrezikshmëri të lartë nga burgu. Shkall e parë e la në burg mjekun, ndërsa pas ankimimit në Apel, Edvin Prifti u lirua.

Tashmë, Prokuroria e Posaçme kërkon që vendimi i Apelit të rrëzohet dhe mjeku Edvin Prifti të rikthehet në burg.

Avokati i mjekut kur apeloi vendimin dhe Gjykata liroi nga burgu Edvin Priftin, tha se paratë i përkisnin bashkëshortes së tij dhe ishin të ligjshme. Apeli i Posaçëm, e liroi mjekun nga burgu, la në fuqi masën e pezullimit të tij nga detyra.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img