Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Apeli dënon me burgim të përjetshëm Arben Frrokun, biznesmeni ndodhet jashtë Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9b78b003014f8ce9ee55f3db2e84889d

Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit. Kjo Gjykatë ka vendosur sot të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dënimin me burgim të përjetshëm për Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt.

Gjykata e Krimeve të Rënda dy muaj më parë e shpalli të pafajshëm biznesmenin Frroku duke shkaktuar një reagim të fort në publik, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se do të apelonte çështjen. 

Ndërkohë, Frroku nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri, ndërsa familjarët sqarojnë se biznesmeni ndodhet jashtë vendit për arsye personale.

Avokati i Arben Frrokut e ka konsideruar këtë vendim si të nxitur nga politika, ndërsa ka lajmëruar se pala mbrojtëse do të bëj rekurs në Gjykatën e Lartë. “Ka një trysni nga politika për gjyqësorin. Një i tillë nuk mund të arrihet pa respektuar procedurat siç janë. Ne do të ndjekim rrugët ligjore, do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, deklaroi avokati. 

Oficeri Dritan Lamaj u ekzekutua më 24 shkurt 2013 poshtë banesës së tij dhe i dyshuari kryesor ka qenë Arben Frroku.

10 ditë më parë Arben Frroku u ndalua në pikën kufitare të Malit të Zi me Kroacinë për shkak se rezultonte ende në kërkim në sistemin e këtyre vendeve, megjithatë pas sqarimit biznesmeni u la i lirë nga autoritetet e Kroacisë.


*Më poshtë argumentat e Prokurorisë për çështjen Frroku 

Argumentat e Prokurorisë për çështjen Frroku

Më shumë

spot_img
spot_img