Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli dënon me 19 vite burg fushë-krujsin e shpallur fajtor për vrasjen e Kastratit

Shkruar nga Newsbomb

Albert Zaja, 40 vjeçari nga Fushë Kruja që është shpallur fajtor nga togat e zeza për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, është dënuar me 19 vite burg nga Gjykata e Apelit. Ai kishte ankimuar shpalljen fajtor, por vendimi ka mbetur në fuqi dhe Zaja do të qëndrojë pas hekurave.

Biznesmeni Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me breshëri plumbash më datë 1 shkurt të vitit 2021 në vendin e njohur si Rrethrrotullimi i Sheqit në Fier.

Për shkak se ka pranuar gjykimin e shkurtuar, Albert Zaja do të qëndrojë 12 vite e 8 muaj në qeli sepse i ulet 1/3 e dënimit. Autorët e tjerë të përfshirë në vrasje janë: Elmir Tufa, banues Fushë Krujë; Elson Xhecuka, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara, banues në Tiranë.

Shkelzen Kastrati i vrare ne Fier ne vitin 2021 Shkelzen Kastrati i vrare ne Fier ne vitin 2021

41 vjeçarit Shkëlzen Kastrati iu bë atentat më datë 1 shkurt të vitit 2021 teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e rrethrrotullimit të Sheqit. Nga breshëria e plumbave që u derdhën mbi mjetin e tij Mercedes Benz ML, dy prej tyre e kapën në trup, duke i shkaktuar vdekjen.

Një nga autorët e tjerë të përfshirë në ngjarje, Elmir Tufa është arrestuar në ditët e para të Nëntorit 2023. Ndaj tij është dhënë masa paraprake e sigurisë "Arrest në burg" dhe aktualisht vijon gjykim,i, pasi Tufa akuzohet si personi që ka planifikuar vrasjen.

Uniformat blu bënë me dije se Tufa u arrestua nga Forcat Operacionale në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Më 2 mars të 2021, Elmir Tufa, foli nga arratia dhe mohoi përfshirjen në këtë ngjarje kriminale. Në një intervistë për emisionin Unikon, ai tha se ditën e vrasjes së Kastratit ka qenë në Krujë, dhe të gjitha vendet ku ai ka qenë janë të pajisura me kamera, të cilat e kanë filmuar.

Elmir Tufa dhe momenti i arrestimit nga Operacionalja Elmir Tufa dhe momenti i arrestimit nga Operacionalja

Ngjarja dyshohet se lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati në Fier, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klement Kastratit në një sagë hakmarrje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shoku i tij, Denis Kasaj.

Katër personat e akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit u raportua në atë kohë se e kishin ndjekur shënjestrën e tyre për rreth dy muaj dhe kur ai ishte vetëm në makinë, u krye dhe atentati. Ekzekutorët dyshohet se kanë vepruar kundrejt pagesës.

Albert Zaja, momenti i arrestimit nga RENEA Albert Zaja, momenti i arrestimit nga RENEA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese