Hapësire reklamuese

Aktualitet

APD: Modernizimi i infrastrukturës në Durrës-Porto Romano, takim me ambasadoren franceze

Shkruar nga Newsbomb
APD: Modernizimi i infrastrukturës në Durrës-Porto Romano, takim

Ambasadorja e Francës, Catherine Suard ka vizituar këtë të mërkurë Autoritetin Portual Durrës.

Në njoftim thuhet se në dy vite, APD ka dinamizuar bashkëpunimin me Portet, Doganat dhe Policinë franceze, të përqendruar në rritjen e kapaciteteve dhe gatishmërisë pë sigurinë portuale. Bëhet me dije se kreu i APD, Pirro Vengu ka prezantuar gjatë takimit kapacitetet dhe zhvillimet për modernizimin e infrastrukturës në kompleksin portual Durrës-Porto Romano.

Gjithashtu, diplomatja franceze vizitoi pikën kufitare të Terminalit të Trageteve, ku përgëzoi bashkëpunimin mes dy policësve shqiptarë dhe francezë.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës

Kënaqësi të mikprisnim Ambasadoren e Francës , znj. Catherine Suard, në Autoritetin Portual Durrws. Në dy vite kemi dinamizuar bashkëpunimin me Portet, Doganat dhe Policinë franceze, të përqëndruar në rritjen e kapaciteteve dhe gatishmërisë për sigurinë portuale.

Kreu i APD-së, z. Pirro Vengu, gjatë takimit i bëri një prezantim të kapaciteteve dhe zhvillimeve për modernezimin e infrastrukturës në kompleksin portual Durrës- Porto Romano.

Ndërsa në vijim të vizitës, diplomatja zhvilloi një vizitë pranë pikës kufitare të Terminalit të Trageteve, ku shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive.

Mirënjohës për mbështetjen e Ambasadws sw Shqipwrisw nw Francw.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese