Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apartamente, lokal e palestër, sekuestrohet pasuria me miliona euro e Dritan Betit, i dënuar në Itali për trafikim droge

Shkruar nga Newsbomb
Apartamente, lokal e palestër, sekuestrohet pasuria me miliona euro e

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka sekuestruar pasurinë e Dritan Betit.

Beti është arrestuar një vit më parë në Shqipëri, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafikim droge dhe autoritetet fqinje e kishin dënuar me 8 vite burg.

Bëhet me dije se Betit i janë sekuestruar pasuri me vlerë disa miliona euro, jo vetëm të tijat por edhe të të afërmve të tij.

Mësohet se Betit i është sekuestruar sekuestrohet një truall, tre apartamente, një palestër dhe një lokal, të cilat dyshohet se janë ndërtuar nga veprimtaria kriminale e drogës.

Pasuritë që i janë sekuestruar Dritan Betit:

Truall 83.78 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë

Apartament 66.60m2 në rrugën “Vëllezërit Huta” Tiranë

Apartament 125.67 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë

Apartament 93.70 mln në Tiranë

Palestër dhe dyqan në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë

Bar kafe në rrugën “Qemal Stafa” në Njësinë nr.8 në Tiranë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu