Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Apartamente, llogari bankare dhe mjete luksoze, SPAK sekuestron pasurinë e dy trafikantëve të kokainës të arrestuar në Spanjë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar pasurinë e dy personave të arrestuar në Spanjë për trafik kokaine.

Bëhet fjalë për pasurinë e shtetasve: Arjan Ndoci Julian Deblini, të cilët janë kapur në Spanjë me 788 kg kokainë dhe 1.25 milion euro cash.

Të dy këtyre personave u janë sekuestruar pasuri të paluajtshme si : 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2; 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2; 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2; pasuri të luajtshme si: 3 automjete; 4. 645.700 lek në llogari bankare; 7. 435 euro në llogari bankare.

Njoftimi i plotë:

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është rregjistruar proçedimi penal nr.72/2019, ardhur për kompetencë nga ish – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal është provuar se shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka (të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’, si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë) kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash.

Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.72/2019 dhe veprës penale të pastrimit të parave, janë sekuestruar në Shqipëri, si produkt i veprës penale, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

Pasuri të paluajtshme të ndodhura në Tiranë:

• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;

Pasuri të luajtshme:

• 3 automjete;
• 4. 645.700 lek në llogari bankare;
• 7. 435 euro në llogari bankare.

Në përfundim të hetimit shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img