Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
51 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Apartamente dhe makina luksoze, sekuestrohet pasuria 2 milionë euro e 39-vjeçarit nga Tirana, publikohet lista e pronave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranëa ka sekuestruar pasurinë e shtetasit me ininciale R.P, pasuri e cila kap vlerëm 2 milionë euro.

Sipas njoftimit zyrtar mësohet se 39-vjeçarit i janë sekuestruar 6 apartamente, 3 garazhde, tokë dhe 3 makina luksoze të cilat dyshohet se janë siguruar si rezultat i veprimtarisë kriminale të tij.

albsig

spring

Mësohet se R.P ka qenë i dënuar në vitin 2007 në Shqipëri me 7 vite burg për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu ai rezulton të jetë i dënuar edhe në Angli për të njëjtën vepër penale në vitin 2018.

Njoftim:

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit R.P për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.6267 të vitit 2021, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndaj shtetasit R.P.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.Pdhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër tështetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit,e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2,në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.

• 3 automjetetë markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dheAudi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img