Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Apartament, tokë në Yzberisht dhe disa makina, kjo është PASURIA e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit Gledis Nano

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gledis Nano mori sot zyrtarisht postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Nano është vlerësuar për punën e tij si agjent i anti-terrorit si dhe për një sërë specializimesh, disa prej të cilave i ka kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por cila është pasuria e kryepolicit Nano?

Sipas delkaratave të bëra në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, rezulton se Gledis Nano banon në një apartament “modest” në Tiranë, i blerë në vitin 1995, me një sipërfaqe prej 78.9 m2 dhe ku zotëron pjesë në masën 25 %. Në këtë apartament është bërë edhe një shtesë në vitet 1999-2000, raporton Neësbomb.al.

Por Nano është edhe përfitues në masën 1/7 në disa sipërfaqe të konsiderueshme tokash në zonën e Yzberishtit, përkatësisht:

Tokë arë/truall me sipërfaqe 2.464 m2, tokë arë/truall me sipërfaqe 1.822 m2 dhe tokë arë/truall me sipërfaqe 2.464 m2, ndodhur në zonën kadastrale (****), Yzberisht, Tiranë, përfituar sipas ligjit nr.7501.

Në banesë, gjatë këtij verifikimi, Nano deklaronte shuma parash në vlerën 1.500.000 lekë, që sipas tij i kishte përfituar nga shitja e një automjeti në vlerën 2.900 euro.

Nano deklaron disa makina:

Automjet Skoda me vlerë 16.655 euro

Automjet Toyota me vlerë 5.500 euro

Automjet Mercedes me vlerë 2.900 euro të cilin më pas e ka shitur

Në llogari bankare, Gledis Nano deklaron: Depozitë bankare, pranë Societe Generale Albania, për lindjen e djalit Aaron, në vlerën 1.000 lekë, dhe gjendja e kësaj llogarie sot është 1.343,12 lekë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img