Hapësire reklamuese

Showbiz

Anxhela Peristeri “ngre peshë” Eurovisionin, “Karma” ngjitet në skenë për herë të parë

Shkruar nga Newsbomb

Me valixhe dhe flamurin shqiptar në dorë dy ditë më parë, këngëtarja Anxhela Persiteri u nis drejt Holandës për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në “Eurovision”.

Anxhela shoqërohet nga një ekip mjaft i gjerë të cilët që prej uljes së avionit në vendin ku po zhvillohet festivali muzikor nuk kanë nguruar të ndajnë me ndjekësit momente nga përgatitjet.

Ditën e sotme Anxhela ka mbajtur provat e saj të para në skenën e Ahoy me këngën përfaqësuese “Karma”.

Përmes disa InstaStory, Anxhela ka treguar se e ka shijuar këtë moment dhe ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë suportuar.

“Përshëndetje të gjithëve. Ne sapo mbaruam provat tona të para dhe këtu jam me të gjithë ekipin tim. Ishte fantastike dhe unë e shijova shumë. Faleminderit dhe ju dua të gjithëve”, thotë Anxhela.

Kujtojmë se “Karma” e Anxhelës do të ngjitet në skenë natën e dytë të gjysmëfinales.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll