Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Anulojeni”, nis peticioni për largimin e Bregoviçit nga festa në Korçë, firmosin online qindra qytetarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur peticioni për anulimin e ftesës së Goran Bregoviçit në festën e birrës në Korçë. Peticioni është onlinë dhe deri tani kanë firmosur qindra qytetarë.

Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korëcës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviçit.

Organizatorët e këtij peticioni thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90, ndaj nuk e shohin të arsyeshme anulimin e performancës së tij.

“Të nderuar mbështetës të këtij peticioni

Përveç kangëve serbe që po jehojnë brigjeve të Shqipërisë nëpër disa bare e restorante, tash Bashkia e Korçës ka ftuar në koncert Goran Bregović, i cili ka ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “Kallashnikov” në vitet e 90-ta, ku fjalët “Pucaj” (Qello); “Juris” (Sulmo); dhe “Boom Boom Boom” (simbolike e zhurmës së bombave dhe armëve) janë tingujt që nxitën ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakra në Kosovë, por edhe më gjërë në Ballkanin e viteve të 90-ta.

Ne, nënshkruesit e këtij peticioni kërkojmë:

– Që në emër të viktimave të luftës në Kosovë; në emër të masakrave që u kryen mbi popullatën Shqiptare në Kosovë; në emër të atyre për të cilët ende nuk e dimë se ku janë; në emër të nanave Shqiptare që ende po kërkojnë drejtësi për të pa gjeturit; në emër të motrave të dhunuara Shqiptare; në emër të fëmijëve jetim; në emër të atyre që i dolën përpara pushtuesve dhe që dhanë jetën për të mbrojtur identitetin, gjuhën e kombin tonë ndaj një armiku të përbetuar…

…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm.

Arsyeja se “Kjo nuk është çështje politike” nuk mbështetët as me aspektin moral, logjik apo njerëzor-human. Artisti (pa marrë parasysh vlerave artistike) mundet të bojkotohet kur nuk ka vlera humane, por histori të nxitjes së urrejtjes.

Faleminderit!”, thuhet në faqen online.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img