Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Anulojeni”, nis peticioni për largimin e Bregoviçit nga festa në Korçë, firmosin online qindra qytetarë

Shkruar nga Newsbomb
“Anulojeni”, nis peticioni për largimin e Bregoviçit nga

Ka nisur peticioni për anulimin e ftesës së Goran Bregoviçit në festën e birrës në Korçë. Peticioni është onlinë dhe deri tani kanë firmosur qindra qytetarë.

Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korëcës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviçit.

Organizatorët e këtij peticioni thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90, ndaj nuk e shohin të arsyeshme anulimin e performancës së tij.

“Të nderuar mbështetës të këtij peticioni

Përveç kangëve serbe që po jehojnë brigjeve të Shqipërisë nëpër disa bare e restorante, tash Bashkia e Korçës ka ftuar në koncert Goran Bregović, i cili ka ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën "Kallashnikov" në vitet e 90-ta, ku fjalët "Pucaj" (Qello); "Juris" (Sulmo); dhe "Boom Boom Boom" (simbolike e zhurmës së bombave dhe armëve) janë tingujt që nxitën ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakra në Kosovë, por edhe më gjërë në Ballkanin e viteve të 90-ta.

Ne, nënshkruesit e këtij peticioni kërkojmë:

- Që në emër të viktimave të luftës në Kosovë; në emër të masakrave që u kryen mbi popullatën Shqiptare në Kosovë; në emër të atyre për të cilët ende nuk e dimë se ku janë; në emër të nanave Shqiptare që ende po kërkojnë drejtësi për të pa gjeturit; në emër të motrave të dhunuara Shqiptare; në emër të fëmijëve jetim; në emër të atyre që i dolën përpara pushtuesve dhe që dhanë jetën për të mbrojtur identitetin, gjuhën e kombin tonë ndaj një armiku të përbetuar…

...Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm.

Arsyeja se "Kjo nuk është çështje politike" nuk mbështetët as me aspektin moral, logjik apo njerëzor-human. Artisti (pa marrë parasysh vlerave artistike) mundet të bojkotohet kur nuk ka vlera humane, por histori të nxitjes së urrejtjes.

Faleminderit!”, thuhet në faqen online.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese