Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Anulohet “Romeo dhe Zhulieta”, TKOB: Eja merrni paratë mbrapsht, regjisori nga Turqia është i sëmurë

Lajme të ngjashëm

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit u ka bërë thirrje të gjithë spektatorëve që kanë blerë bileta për të parë shfaqjen “Romeo dhe Zhulieta” më 9 shkrut, të shkojnë pranë biletarisë për të marrë mbrapsht paratë. Kjo, pasi shfaqja është anuluar dhe paratë e biletave do kthehen.

“Te dashur miq, Me keqardhje ju bëjmë të ditur se shfaqja teatrale “ROMEO DHE ZHULIETA” është anuluar! Të gjithë ata që kanë treguar interes duke blerë biletën, lutemi të paraqiteni pranë biletarisë së Operës për të tërhequr paratë tuaja”, thotë njoftimi.

Newsbomb.al mëson se regjisori turk M.Sakir Gurzumar është i sëmurë dhe ndodhet në vendin e tij në Turqi. Ai ka vendosur të mos udhëtojë drejt Tiranës, ndaj shfaqja që do të kishte premierën më datë 9 shkurt nuk do të bëhet.

“Romeo dhe Zhulieta” do të jepej vetëm një herë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mirëpo pavarësisht se është një ngjarje e rrallë, është vendosur që shfaqja të mos jepet. Me këtë rast, TKOB u bën thirrje të gjithë artdashësve që kanë blerë bileta, që t’i kthejnë ato dhe të marrin paratë mbrapsht.

Më shumë