Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Anullimi i 30 qershorit/ Veliaj vijon fushatën, sulmon ashpër Metën: Vendim nul, Lulit i jep sisë Presidenti dhe Saliu  (Mesazh për LSI-në)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dbfd2fbbeb01a7458c1591ed2121f188

Ndonëse Presidenti Ilir Meta anulloi dje datën e zgjedhjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj i cili kandidon për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës vazhdon me fushatën elektorale.

Veliaj ndodhet në një takim me qytetarët në Baldushk, ndërsa shprehet i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.

Veliaj ka sulmuar ashpër Presidentin Meta, duke e cilësuar vendimin e tij nul. Po ashtu kryebashkiaku ka sulmuar edhe opozitën, teksa shprehet se i kanë të gjithë fëmijët jashtë.  Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku iu drejtua me një mesazh edhe LSI-së.

“Në datën 30 qeshor ata mund të çojnë letra serume, por në datën 30 qershor cdo njeri do të zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes, do punoj për pazaret apo për marrëveshjen që unë dua. Ndaj le ta mbajnë veten me gajret. Në datë 30 qershor do të shkojmë në zgjedhje. E kemi detyrim kushtetues. Nuk janë partitë që zgjedhin popullin, është populli që zgjedh partitë. Nëse siç thotë presidenti nuk do ketë zgjedhje, në datë 1 do i pastrojë ai plehrat, do i japë ai autobusit, mandati im mbaron. Do i hapë ai varret, do i hipë ai furgonit. E kuptoni sa qesharake dhe sa nul është kjo që ka ndodhur. Në datën 30 qershor pyetja është do mendojmë për kalamajtë tanë apo për të tyret. Ata të tyret i kanë zgjidhur. Bujar Nishani një tjetër President, fëmijët i bëri austriakë, Luli hollandezë, u bëfshin 100 herë më të mirë se prindërit e tyre. Më vinte, mu pështiros televiziori ku shihja një njeri që e ka bërë të gjithë familjen të huaj të këndojë himnin. Nuk ka kthim mbrapa në 30 qershor. Dua ti pyes ata të LSI po fëmijët tuaj i kanë pasaportat jashtë, nëse nuk i keni atëherë po ju përdorin si mish për top, po ju përdorin si dele.

Sa të rritet Luli dhe sa ti japë sisë Saliu me Presidentit ca do bëjmë ne të tjerët. Ai mund të mos jetë gati, por kur ka qenë gati ai”, tha Veliaj mes të tjerash.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img