Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Anulimi i zgjedhjeve u ndikua nga Gjermania? Meta: Unë nuk trysnohem nga askush, nga brenda apo dhe jashtë vendit

spot_img

Lajme të ngjashëm

4bcaffb6c859991e81ce9b21129e72f6

Presidenti Ilir Meta shprehet se vendimi për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte një vendim i tiji dhe i patrysnuar nga asnjë faktor brenda apo dhe jashtë vendit.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse faktor të jashtëm si Gjermania ndikuan në vendimin e tij, Meta tha” Unë nuk trysnohem nga askush, as brenda dhe as jashtë vendit. Trysnohem vetëm nga përgjegjësitë që kam si president përpara qytetarëve shqiptarë. Një vendim i tillë nuk ka lidhje me asnjë faktor të huaj, aq më tepër Gjermania, por me detyrimet që duhet të plotësojë vendi.”

Më tej, Presidenti Meta tha se për vizitën e tij në Gjermani një ditë para se të anulonte zgjedhjet spekulohet shumë, por vendimi për anulimin e 30 qershorit nuk ka asnjë lidhje me faktor të huaj.

“Vizita në Gjermani ka qenë e planifikuar prej kohësh, ishte një konfernecë ndërkombëtare që unë e kisha konfirmuar prej kohësh. Vendimi ka lidhje me një skenar të qartë që sipas meje do të provokonte përplasje civile”,  shtoi Ilir Meta.

Më shumë

spot_img