Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Anulimi i zgjedhjeve, Lefter Maliqi i del në krah Metës: Pushtetar largpamës që do mbetet në histori

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a4d7a922e99298364336bcc28e08379e

Deputeti Lefter Maliqi mbështet vendimin e presidentit Meta i cili pasditen e sotme vendosi shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Përmes një statusi në profilin e tij, Maliqi e cilëson veprimin e Metës, si veprim të një pushtetari largpamës i cili doli mbi palët dhe që do të futet në histori.

‘Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi,mbi palet,në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane. Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë,pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima. Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik’, shkruan ndër të tjera Lefter Maliqi.

Më tej, deputeti shton se tashmë pas vendimit të presidentit, Rama duhet të ruaj qetësinë dhe Basha të ulë tonet.

‘Presidenti uli tensionet tregoj veten që eshtë mbi palët,tregoj veten që eshte student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor. Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures. Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes. Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral. Sot fitoj Demokracia,fitoj Shqiperia,fitoj e ardhmja Europiane’, përmbyll ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img