Hapësire reklamuese

Rajoni

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë, anëtarja e Bordit të RTK thirrje qytetarëve: Bojkotoni Shqipërinë këtë vit

Shkruar nga Newsbomb

Anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Albulena Mehmeti u ka bërë thirrje qytetarëve në Kosovë që të bojkotojnë Shqipërinë për këtë vit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se duhet të bojkotohet Shqipëria për këtë vit, sepse sipas saj 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për kryeministin e Kosovës.

“Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit.

P.s 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm. ”, shkruana Mehmeti në rrjetet sociale.

Postimi ne rrjetete sociale Postimi ne rrjetete sociale

Kujtojmë që kjo thirrje e saj vjen pasi qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës ditën e djeshme do të zhvillonin një takim në Gjakovë. Në këtë takim do të nënshkruheshin dhe 13 marrëveshje, mirëpo takimi u anulua.

Thuhet se kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të zhvillonin një takim ku do të diskutohej vetëm për situatën në veri të vendin, por për shkak të mosdakordësisë takimi është anuluar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese