Hapësire reklamuese

Aktualitet

Antony Blinken ndan foton me krerët e drejtësisë dhe zbulon çfarë u tha

Shkruar nga Newsbomb
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka ndarë një fotografi me krerët e institucioneve të drejtësisë, me të cilët është takuar këtë të enjte në ambientet e Piramidës, ku erdhi për një vizitë zyrtare, shkruan newsbomb.al. Detajet janë mbajtur sekrete, por me një shënim i shkurtër në llogarinë në platformën "X", vetë Blinken zbulon se cilët kanë qenë të pranishëm në takim me të dhe çfarë ai ju ka thënë. "Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit", shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit. Krah numrit dy të kabinetit të presidentit Joe Biden, pas Zëvendës Presidentit, qëndrojnë nga e majta në të djathtë: Artur Metani i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Altin Dumani i SPAK, Holta Zaçaj e Gjykatës Kushtetuese dhe Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë. Sekretari Blinken krah Metanit, Dumanit, Zaçaj dhe Sadushit Sekretari Blinken krah Metanit, Dumanit, Zaçaj dhe Sadushit Reforma në Drejtësi e Shqipërisë është një ndër projektet më të rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur në vendin tonë dhe kjo është evidentuar dhe sot në vizitën e Blinken. Sekretari Amerikan u ka kërkuar krerëve të drejtësisë së re që të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Lexo edhe: Konferenca e plotë: Çfarë thanë Blinken e Rama dhe mesazhet diplomatike nga Tirana! Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është anëtar i degës ekzekutive të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara dhe kreu i Departamentit të Shtetit të SHBA. Mbajtësi i detyrës është anëtari i dytë më i lartë i kabinetit të presidentit, pas Zëvendës Presidentit, dhe renditet i katërti në linjën e trashëgimisë presidenciale të Shteteve të Bashkuara; i pari ndër sekretarët e kabinetit. Sekretari i Shtetit përfaqëson Shtetet e Bashkuara në vendet e huaja, dhe për këtë arsye konsiderohet i ngjashëm me një ministër të punëve të jashtme në vende të tjera. Ai, së bashku me Sekretarin e Thesarit, Sekretarin e Mbrojtjes dhe Prokurorin e Përgjithshëm, përgjithësisht konsiderohen si katër anëtarët më të rëndësishëm të kabinetit për shkak të rëndësisë së departamenteve të tyre përkatëse në SHBA, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese