Hapësire reklamuese

Bota

Antony Blinken mesazh Rusisë nga kufiri me Ukrainën: Nuk po kërkojmë konflikt, por jemi gati nëse ai vjen te ne! Do mbrojmë çdo pëllëmb të NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
Antony Blinken mesazh Rusisë nga kufiri me Ukrainën: Nuk po

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i ka dërguar një mesazh të qartë Rusisë së aleatët do nuk po kërkojnë asnjë konflikt, ama nesë ai shkon te ata, atëherë janë gati për të dhënë çdo përgjigje.

Nga kufiri mes Polonisë dhe Ukrainës, Blinken bëri të qartë se nëse Rusia tenton të kapërcejë kufirin dhe të sulmojë një nga vendet aleate të NATO-s, atëherë do të marrë përgjigjen e gjithë aleatëve. Sekretari i SHBA ka mbërritur në Poloni për të diskutuar për sigurinë dhe ndihmën humanitare, raporton Reuters.

Ai është në Rzeszow, një qytet juglindor afër kufirit me Ukrainën, ku qindra mijëra njerëz kanë kaluar që nga fillimi i pushtimit. Sekretari Blinken do të takohet me zyrtarë polakë, duke përfshirë ministrin e jashtëm të NATO -s dhe të Bashkimit Evropian, Zbigniew Rau.

Më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, kryesisht në Poloni, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. Edhe pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake të ofruar nga anëtarët e NATO-s për forcat qeveritare të Ukrainës po kalon përmes Polonisë.

Seketrari Amerikan i Shtetit tha të premten se NATO, të cilën ai e quajti një aleancë mbrojtëse, po kërkonte të parandalonte përhapjen e luftës përtej Ukrainës. "Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të," tha Antony Blinken, duke shtuar "ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s."

Sondazh

Poll