Hapësire reklamuese

Aktualitet

Antonela Prendi e qeshur pas vendimit, gjyqtarja e Tiranës konfirmohet në vetting

Shkruar nga Newsbomb
Antonela Prendi e qeshur pas vendimit, gjyqtarja e Tiranës konfirmohet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli këtë të premte, më 27 janar, vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Antonela Prendi.

Gjatë seancës dëgjimore më 26 janar, Prendi dha shpjegime për balancat negative të një apartamenti e një depozite, si dhe për gjetjet për një autoveturë, për të cilat pretendoi se kishte provuar të kundërtën e barrave të provës.

Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional, shkruan Birn.

Vendimi për konfirmimin e Prendit u mor në mënyrë unanime nga Trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Antonela Prendi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese