Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

AntiMafia italiane finalizon MEGAOPERACIONIN ‘Skanderbeg’ në Catania, arrestohen 101 pesona, shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së drogës (EMRAT-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a3a1c680643e96fcac335a0d5e9d8a1f

101 persona janë arrestuar në një megaoperacion të zhvilluar nga AntiMafia italiane, në bashkëpunim dy dy drjetori të tjera policore në Itali, në rajonin e Catanias.

Grupi që vepronte në zonë ishte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Cosa Nostras. 12 vende të shpërndarjes së drogës janë “pastruar” tanimë nga AntiMafia italiane, të njohura në San Giovanni Galermo si “bastion” historik i trafikut të drogës.

Nuk dihet pse ky megaopracion është quajtur “Skanderbeg”, sepse nga lista e emrave të të arrestuarve, asnjë nuk është shqiptar. Nga 101 të arrestuarit 99 prej tyre me kërkesë të Drejtorisë së AntiMafias janë në hetim, ndërsa 2 të tjerë janë të mitur dhe ndaj tyre janë aplikuar masa më lehtësuese.

“Skuadrat e ndryshme që administronin sheshet e tregtimit të drogës gëzonin një autonomi të qartë për sa i përket kompetencës territoriale dhe menaxhimit organizativ, por akoma vepronin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të grupit Nizza që i përkiste” familjes” së Cosa Nostras”, kanë thënë autoritete italiane.

Mbi 400 karabinierë të komandës së Catanias janë të përfshirë në megaoperacion, të mbështetur nga forcat operacionale siçiliane të Regjimentit të 12-të, njësia e helikopterëve dhe njësia e qenve. GrupI që kontrollonte “12 sheshet e trafikut” në San Giovanni Galermo akuzohen dhe për armëmbajtje pa leje. Në videot e shpërndara nga AntiMafia ata shihen teksa qëllojnë në ajër me kallashnikov.

Hetimet u kryen nga tetori 2018 deri në maj 2019, duke përdorur përgjimin ambiental dhe regjistrimin me video.

TË ARRESTUARIT:
Screenshot_4.jpg
Screenshot_5.jpg
Screenshot_6_copy.jpg
Screenshot_7.jpg
Screenshot_8.jpg
Screenshot_9.jpg
Screenshot_10.jpg
Screenshot_11.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img