Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Antidroga, Shqiponjat dhe Interpoli operacion në Tiranë, arrestojnë 45 vjeçarin e shumëkërkuar, Gjykata e Milanos e ka dënuar me 24 vite burg (Përdorte dy EMRA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi autoritete e drejtësisë në Itali e kanë dënuar me 24 vite burg për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania  dhe  Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img