Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Antidroga dhe Operacionalja i bëjnë pritë ‘Volkswagenit’ në Fushë-Krujë: Arrestojnë tre persona dhe sekuestrojnë mbi 1 kg kokainë (EMRAT-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Leonard Lozi, Latif Lozi dhe Akil Bunaj, kanë rënë në prangat e seksionit antidrogë dhe Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit, pasi janë kapur në rrugën Tapizë – Fushë Krujë, duke transportuar 1.030 gram kokainë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi Leonard Lozi, 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tapiza”,  u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Akil Bunaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Latif Lozi, 58 vjeç dhe Leonard Lozi 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img