Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Anti-Droga operacion te ‘Myslym Shyri’, prangosen 2 persona, kapet një çantë me 1117 gramë KOKAINË (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ced006b28438d3403d3b3f24d63546eb

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar te “Myslym Shyri. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Luan Nexhipi 47 vjeç dhe Euklid Çelmeta, 39 vjeç, të dy banues në kryeqytet.

Në bazë të informaciove operative është bërë e mundur kapja në flagrancë e dy shtetasve të mësipërm, në rrugën “Nikolla Lena” në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ata udhëtonin, shërbimet e Polcisië gjetën dhe sekuestruan një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 1 kilogramë e 117 gramë.

Policia njofton se kishte grumbulluar informacione në rrugë operative se Luan Nexhipi 47 vjeç dhe Euklid Çelmeta, 39 vjeç, mereshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Atyre veç drogës iu është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja.

Në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë, për kapjen e tyre, të dy këta shtetas janë përpjekur të largohen me vrap për të shpëtuar, por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, njoftonm Policia.

FOTO NGA POLICIA:

155786307_2999221113697573_8956212950309649964_o.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img