Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Anthony Faucit i “zhdukin” librin nga libraritë online, zbulohet arsyeja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Libri më i ri i Dr.Anthony Faucit, rreth “filozofisë së jetës”, është hequr nga faqet e internetit të Amazon dhe Barnes&Noble, pasi u publikuan të martën mijëra emaile të tijat nga ditët e para të pandemisë së Covid-19.

Libri, “Prisni të papriturën: Dhjetë mësime mbi të vërtetën, shërbimin dhe rrugën përpara”, u vendos për botim në 2 nëntor dhe ishte i hapur për para-porosi në fillim të kësaj jave.

NINTCHDBPICT000656778294 1

Tani libri me 80 faqe, i publikuar më 17 maj, është zhdukur nga faqet e internetit të shitësve kryesorë të librave mes kritikave për disa nga postimet elektronike që Fauci shkruajti në gjysmën e parë të vitit 2020. National Geographic ishte botuesi i librit, dhe një zëdhënës i National Geographic i ka thënë Newsweek se libri u hoq nga faqet e internetit sepse doli në shitje para kohe.

Lista e Amazon për librin premtoi se do të ofronte “një pamje intime të një prej mendjeve më të mëdha mjekësore në botë” dhe “këshilla universale për të jetuar”. Libri premtoi gjithashtu të ofronte një “perspektivë unike” mbi lidershipin dhe kohërat e vështira.

Dr. Fauci u përball me një reagim të martën në lidhje me planet e tij për të botuar librin ndërsa disa konservatorë e akuzuan atë për përpjekje për të përfituar nga pandemia para se ajo të kishte marrë fund.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img