Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Anthony Fauci thirrje Kinës: Publiko të dhënat mjekësore të shkencëtarëve që u sëmurën në laboratorin e Wuhanit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci i ka kërkuar Kinës që të zbulojë të dhëna mjekësore të tre studiuesve, që janë sëmurë dhe kanë patur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

“Unë do të doja të shihja të dhënat mjekësore të tre personave të cilët raportohet se ishin sëmurë në vitin 2019. A u sëmurën ata vërtet dhe nëse po, me çfarë u sëmurën”, tha Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, për “Financial Times”.

Sipas Faucit, të dhënat mund të ndihmojnë në përcaktimin e origjinës së virusit. Ai gjithashtu kërkoi të dhënat e gjashtë minatorëve që u sëmurën pasi hynë në një shpellë lakuriqësh disa vite më parë.

“E njëjta gjë me edhe minatorët që u sëmurën shumë vite sëmurë më parë … Çfarë thonë të dhënat mjekësore të atyre njerëzve? A kishte [një] virus tek ata njerëz? Çfarë ishte?”, u shpreh Fauci.

Është plotësisht e mundshme që origjina e Sars-Cov-2 ishte në atë shpellë, ose filloi të përhapet natyrshëm, ose kaloi nga laboratori”, shtoi ai.

Inteligjenca amerikane vazhdon hetimin e saj mbi raportet se disa shkencëtarë në laboratorin e Institutit të Virologjisë Ëuhan ishin sëmurur pak para se virusi të zbulohej për herë të parë në qytet, më 8 dhjetor 2019.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img