Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Ankohen meshkujt shqiptarë: Po na martojnë me detyrim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Martesat me detyrim nuk kërcënojnë vetëm femrat, siç mendohet shpesh. Një numër i konsiderueshëm i djemve të rinj janë viktimë e një mënyrë të tillë të bashkimi, bën të ditur qendra profesionale «Zwangsheirat.ch» nga Zyrihu në Zvicër, duke iu referuar të dhënave empirike që ka mbledhur. Një në pesë ankesa që bëhen në këtë qendër kanë për subjekt meshkujt.

Djemtë e rinj ashtu si dhe vajzat që ankohen në këtë qendër, janë më së shpeshti nga Turqia, Sri Lanka dhe Ballkani. Por muajve të fundit ka pasur një rritje të numrit të ankesave edhe nga migrantët që vijnë nga Eritrea, Etiopia dhe kur flasim për Ballkanin, siç deklaron kryetarja e kësaj qendre, Anu Sivaganesan, bëhet fjalë më së shumti për të rinj me prejardhje shqiptare.

Aktualisht në këtë qendër paraqiten për këshillim mesatarisht deri në pesë raste të rrezikut për martesë me detyrim. Por gjatë kohës së pushimeve kjo paraqitje shpeshtohet, duke arritur në nëntë raste në javë, transmeton Albinfo. Kjo shpjegohet me faktin se prindërit udhëtojnë në vendlindje bashkë me fëmijët e tyre të rritur dhe i martojnë ose i fejojnë atje.

“Martesa me detyrim, fatkeqësisht shpesh shikohet vetëm si problem i femrave. Por edhe meshkujt ndodhen nën një presion të fuqishëm”, thotë Anu.

“Më së shpeshti paraqiten për ndihmë djemtë shqiptarë. Në përgjithësi, një e pesta e personave që ankohen përbëhet nga meshkujt ndersa te shqiptarët kjo është madje edhe më e shpeshtë: një e treta e kërkesave për ndihmë vjen nga ata”, thotë ajo.

Kjo qendër nga viti 2005 ka regjistruar dhe trajtuar gjithsej 1031 raste.

Një ndër shkaqet e martesave me detyrim është perceptimi i martesës te shumë kultura, kryesisht lindore, si lidhje në mes të dy familjeve dhe jo vetëm në mes të atyre që martohen. Prandaj, shumë nga të rinjtë me prejardhje nga këto kultura, lejojnë të bëhen pjesë e një martese të tillë, mendon Anu Sivaganesan.

Por, në Zvicër nga viti 2013 martesat e realizuara në këtë mënyrë janë të dënueshme. Kushdo që e detyron dikë për martesë, mund të dënohet me deri në pesë vjet burg.

Më shumë


spot_img








spot_img