Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ankimoi vendimin e prokurorisë për zgjatjen e hetimeve, rrëzohet kërkesa e Adriatik Llallës

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë, Adriatik Llalla, i cili kundërshtoi zgjatjen e afateve të hetimit.

Gjykata la në fuqi vendimin e Prokurorisë dhe hetimet për Llallën do të vazhdojnë edhe 3 muaj të tjera. Ish Prokurori i Përgjithshëm, akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe shpërdorim detyre.

Hetimet për ish-kryeprokurorin filluan në 26 mars në qytetin  e Durrësit, pasi rezulton vendi më i afërt ku ai ka punuar.

Kujtojmë se disa muaj më parë Llalla ankimoi sekuestron e pronave të tij dhe kërkoi rikthimin e tyre në gjendje të lirë.

Gjithashtu ai i bëri kërkesë edhe Departamentit Amerikan të Shtetit t’i heqë statusin ‘Non Grata’, i cili iu dha më 14 shkurt të vitit të kaluar për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll