Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Ankimimi i grupit të Alibeajt, Sula dhe Korreshi thirrje: Të shkojmë para gjykatës së Apelit, PD mos rrijë më në agoni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti opozitës Dashnor Sula i shoqëruar nga Saimir Korreshi ka bërë thirrje që Gjykata e Apelit të japë një vendim sa i përket statusit të PD, pas ankimimit që ka bërë grupi i Enkelejd Alibeajt.

Deputetët kanë kërkuar që gjykata të shprehet me vendim sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht se cila do jetë vendimmarrja.

“Ky vendim ka interesa të caktuara, nuk e di kush i ka, por për ne deputetët e thjeshtë nuk kemi asnjë interes që ky vendim të zgjatet.

Mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi nga ankimimi i paraqitur nga ana jonë e vendimit te shkalles se pare. E patolerueshme, nuk dua të aludoj por ka interesa të forta nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim. Ky është në interes të shoqërisë në radhë të parë. Do i beja thirrje gjithe deputeteve te PD te jemi para gjykates se Apelit neser ose pasneser jo qe te diktojme ne dhenien e vendimit, se ne nuk na intereson ne c’krah eshte vendimi, por na intereson shpejtesia qe PD mos rrije me ne agoni”, tha Sula.

Më shumë




spot_img








spot_img