KQZ ka kthyer përgjigje përsa i përket ankimimit të partive politike për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, lidhur me kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI.
Sipas KQZ janë konstatuar 57 raste të dyshimta në Berat ku janë 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 Qendra Votimi të ndryshme.
Janë 74 raste të dyshimta në Gjirokastër.
Në Berat 19 persona kanë dhënë gjurmët e gishtave si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës ndërsa në Gjirokastër 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit për 70 zgjedhës.
Me administrinin e provave për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun Berat, KAS do të mblidhet të Mërkurën në orën 10. Ndërkohë nesër në orën 10:00 do të vijohet seanca për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun Gjirokastër. Lidhur me hapjen e kutive në Berat, mësohet se LSI ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të shqyrtuar gjetjet.